Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shënuar një tjetër rekord të infektuarish ditorë me rreth 60 mijë të infektuar të rinj vetëm të enjten.
Ky është rekordi i gjashtë që vendoset në 10 ditët e fundit për numrin më të lartë të të infektuarve ditorë.
Pjesa më e madhe e të infektuarve është kryesisht ne shtetet në jug dhe perëndim që ishin ndër të parat që lehtësuan kufizimet e vendosura gjatë valës fillestare të virusit në pranverë.
Vetëm në Teksas u gjetën rreth 11 mijë të infektuar të enjten. Rreth një mijë prej tyre janë në Qarkun Hidalgo, shumë pranë kufirit me Meksikën.