90 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 278.
Në 24 orët e fundit dy pacientë kanë humbur jetën: një 81-vjeçar nga Shkodra dhe një 63-vjeçar nga Elbasani.
Të infektuarit e rinj janë 36 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 11 në Vlorë, nga 8 në raste në Kukës dhe Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Elbasan, 2 në Lushnje dhe nga një rast në Lezhë, Kamëz dhe Dibër.
Në spital janë të shtruar 81 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 11 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 43 qytetarë, duke e çuar në 1875 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 31 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 278të infektuar,
– 85 viktima;
– 1875 të shëruar,
– 1273 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 10 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 529 pacientë aktivë,
- Durrës, 229 pacientë aktiv,
- Shkodër, 169 pacientë aktivë,
- Vlorë, 120 pacientë aktivë,
- Fier, 41 pacientë aktivë,
- Lezhë, 64 pacientë aktivë,
- Korçë, 32 pacientë aktivë,
- Kukës, 40 pacientë aktivë,
- Elbasan, 34 pacientë aktivë,
- Berat, 24 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 18 pacientë aktivë,
- Dibër, 17 pacientë aktivë.
Kujtesë:
Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid-19.