
Belgjika ka vendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave në dyqane dhe në ambjente të mbyllura. Vendimi hyn në fuqi ditën e shtunë, raportoi kryeministrja Sophie Wilmes.
Mbajtja e maskës tani për tani është e detyrueshme në transportin publik dhe për parukeritë.
Që prej të shtunës vendimi do të përfshijë edhe dyqanet, qendrat tregtare, sallat e koncerteve, vendet e besimit, muzeumet, librari.
Belgjika u kritikua për mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit, pjesërisht për normën e viktimave – më e larta në botë.