Shtyhet për në 16 korrik takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

Nga Exit News
Shtyhet për në 16 korrik takimi Hoti-Vuçiç në Bruksel

Takimi mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel do të shtyhet për në 16 korrik, ndërsa në 12 korrik kur dhe ishte parashikuar të zhvillohej takimi, do të zhvillohet një tjetër takim virtual.

Vendimi u mor sot gjatë ´samitit virtual´ mes Hotit, Vuçiçit, kancelares Merkel dhe presidentit Macron.

Në takimin virtual të 12 korrikut, por dhe në takimin e 16 korrikut do të jenë të pranishëm Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm për dialog i BE-së, Miroslav Lajçak.

Takimet mes liderëve kanë si qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Dialogu Kosovë-Serbi u ndërpre në fund të vitit 2018, për vendosjen e taksës 100 përqind, mbi mallrat nga Serbia.

Taksa, më vonë, u zëvendësua me masa reciprociteti, por këto të fundit janë hequr nga Qeveria e Hotit, për të mundësuar vazhdimin e dialogut.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>