Eurokomisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi kërkon miratimin sa më të shpejtë të Reformës Zgjedhore sipas dakordësisë së 5 qershorit dhe është kundër kërkesës së opozitës parlamentare për ndryshimin e sistemit zgjedhor.
Përmes një postimi në Twitter, eurokomisioneri thekson se për çdo ndryshim tjetër në lidhje me sistemin zgjedhor, disktimet dhe konsultimet duhet të nisin të paktën 1 vit para zgjedhjeve:
´Reforma Zgjedhore në Shqipëri:
Me rëndësi që reforma e dakordësuar në 5 qershor të miratohet sa më shpejtë nga parlamenti, në këtë sesion, për të lejuar zbatimin e shpejtë të dispozitave të reja përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, ajo adreson një kusht kyç për të filluar negociatat e pranimit në BE.
Reformat e tjera në lidhje me sistemin zgjedhor, jashtë sferës së rekomandimeve të OSBE / ODHIR, do të duhet të bëhen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe të kërkojnë konsultime të duhura, siç rekomandohet nga OSBE-ja.´