Basha nuk i është përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes së çfarë do të bëjë PD dhe opozita nëse Rama do të miratojë heqjen e koalicioneve.
Ai është shprehur se marrëveshja e 5 qershorit është investim i madh i faktorit ndërkombëtar dhe se opozita do të mbështesë faktorin ndërkombëtar për të ndaluar veprimin e njëanshëm të Ramës.
Mbasi është pyetur sërish për reagimin e opozitës, Basha i ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të bëhen bashkë për të ndaluar aventurën e Ramës.
Ai u ka bërë thirrje gjithashtu njerëzve në Partinë Socialiste të reflektojnë për të vendosur interesin e Shqipërisë mbi interesin e një njeriu të vetëm.