Twitteri pezulloi një llogari të një grupi studentësh belg të së djathtës ekstreme për postimin e materialeve të dhunës ekstremiste.
Në një deklaratë për NBC, të premten, Twitter tha se “llogaritë në fjalë u pezulluan për shkelje të politikës sonë në lidhje me dhunën ekstremiste”.
Vendimi u zbatua pas publikimit të 67 llogarive në Twitter të lidhura me një lëvizje Etnike, një grup transoqeanik i supremacisë së bardhë.
Kryeministri belg për të djathtën ekstreme Vlams Belang, Dries Van Longenhove e dënoi në profilin e tij këtë vendim.
Van Langenhove themeloi organizatën rinore të nacionalistëve në 2017, sipas gazetës belge De Morgen. Gazeta shkruan se ky grup u bë i famshëm në Belgjikë pasi një television publikoi prova se anëtarët e grupit shpërndanin materiale me përmbajtje raciste dhe anti-semite në një grup sekret.
Edhe llogaria në Twitter e Martin Sellner, drejtuesi i ekstremit të djathtë në Austri, u pezullua, sipas NBC.
Raporti Botëror për Mbrojtjen kundër Urrejtjes dhe Ekstremizmit, i cili nisi pezullimin, gjeti se këto grupe ishin shumë aktive në Twitter dhe në Yuotube, “edhe pse një propagandë e tillë ka frymëzuar 6 sulme në masë që prej tetorit të 2018”.