Kompanitë e vaksinës Covid-19 nuk pranojnë të dëshmojnë para Parlamentit Evropian

Nga Exit News
Kompanitë e vaksinës Covid-19 nuk pranojnë të dëshmojnë para Parlamentit Evropian

Kompanitë farmaceutike kryesore të prodhimit të vaksinës kundër Covid-19, nuk e pranuan kërkesën e Parlamentit Evropian për të treguar çmimin, kur do prodhohet dhe si do të shpërndahet vaksina.

Më 25 qershor parlamenti i dërgoi letra kompanive AstraZeneca, GSK, Sanofi dhe CureVac. Por, AstraZeneca e injoroi tërësisht kërkesën. Ndërsa GSK dhe Sanofi propozuan të dërgonin zëvendësdrejtorat, por jo një anëtarë të bordit ekzekutiv.

E vetmja kompani që u përgjigjë ishte CureVac e cila ka marrë 75 milionë euro borxh nga Banka Evropiane e Investimeve për prodhimin e vaksinës.
BE pritet të bëjë marrëveshje paraprake për blerjen e vaksinës. Për këtë qëllim, BE ka vënë në dispozicion 2,7 miliardë euro.

Gjermania, Franca, Hollanda, dhe Italia kanë firmosur tashmë një marrëveshje me AstraZeneca për të blerë 400 milionë doza të vaksinës së mundshme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>