Familja e një 17-vjeçareje nga Fushë-Kruja, e cila denoncoi 6 persona për abuzim seksual dhe trafik lëndësh narkotike, është kërcënuar me një sasi tritoli në shtëpi.
Mbrëmjen e së dielës, nëna e vajzës ka gjetur para shtëpisë një pako me tritol. Ajo ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila çaktivizoi tritolin.
Pak ditë më parë, policia arrestoi katër persona dhe shpalli në kërkim dy të tjerë, të akuzuar nga 17-vjeçarja për abuzime seksuale dhe për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi i tyre erdhi pas 8 muajsh hetime.