Dy mjekë në Fier të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit.
Një prej mjekëve është anestezist në spitalin e Fierit. Ditët e fundit ai ka qenë dhe në Vlorë, ndaj nuk dihet se ku mund të jetë infektuar.
Ndërsa mjeku tjetër është në qendrën shëndetësore në Levan, por banon në Fier. As për këtë rast nuk dihet se ku mund të jetë infektuar.