117 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 3 571.
Kjo është dita me më shumë të infektuar të rinj që prej fillimit të pandemisë në vend.
Në 24 orët e fundit dy pacientë kanë humbur jetën: një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse.
Të infektuarit e rinj janë 41 raste në Tiranë, nga 9 raste në Shkodër, Kavajë, 7 në Korçë, nga 6 raste Pukë, Lezhë, nga 5 raste Durrës, Kurbin, nga 4 raste në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, nga 2 raste në Kolonjë, Lushnje, Vlorë, Mat, dhe nga 1 rast në Memaliaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat, Elbasan.
Në spital janë të shtruar 85 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke e çuar në 2 014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 31 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 3 571 të infektuar,
– 95 viktima;
– 2 014 të shëruar,
– 1 462 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 13 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 635 pacientë aktivë,
- Durrës, 218 pacientë aktiv,
- Shkodër, 186 pacientë aktivë,
- Vlorë, 108 pacientë aktivë,
- Fier, 33 pacientë aktivë,
- Lezhë, 75 pacientë aktivë,
- Korçë, 40 pacientë aktivë,
- Kukës, 47 pacientë aktivë,
- Elbasan, 35 pacientë aktivë,
- Berat, 41 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 24 pacientë aktivë,
- Dibër, 20 pacientë aktivë.