Dy pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit duke e çuar totalin e viktimave në vend në 95.
Ata janë:
- Një 70-vjeçare nga Tirana;
- Një 66-vjeçar nga Shkodra.
Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë, të dy viktimat vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.
Në spitalin Infektiv vazhdojnë të jenë të shtruar 85 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 10 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.
Sot, në 13 korrik, ka nisur puna për rihapjen e Sanatoriumit si spital Covid për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve dhe numrit të pacientëve që kanë nevojë për trajtim në spital.