Albana Vokshi akuzon gjykatën se refuzon të marrë si prova dokumente shtetërore që lidhen me kontrollin bazë shëndetësor të qytetarëve.
Ajo tregon se gjyqtari i çështjes rrëzoi kërkesën e saj të ligjshme për marrjen e dokumentave të mëposhtme:
– Kontratën e lidhur me koncesionarin për shërbimin e Check-upit
– Lista e personave që kanë marrë shërbimin
– Testin e drogës për Kryeministrin
“Check up-i është kontrata më e madhe e vjedhjes në shëndetësi, por gjykata ndalon të merren prova për të treguar se kryeministri është në shërbim të financueses së fushatës së Partisë Socialiste, Vilma Nushi.” – përfundon Vokshi.