Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICC) me qendër në Paris rrëzoi pretendimet e kompanisë GBC OIL kundër shtetit shqiptar. Në një vendim të dhënë të enjten, Gjykata e konsideroi të drejtë ndërkohë ndërprerjen e kontratës nga ana e Ministrisë së Energjitikës.
Kompania kërkonte dëmshpërblim dhe fitim të munguar nga shteti shqiptar në shumën e 113 milionë dollarë për prishjen e kontratës që kishte me Albpetrol për vendburimeve të naftës në Gorisht – Kocul; Cakran-Mollaj dhe Ballsh-Hekal.
Shteti shqiptar lidhi fillimisht kontratë me një kompani tjetër në vitin 2007 për shfrytëzimin e këtyre 3 vendburimeve dhe në vitin 2016, aksionet e saj kaluan tek GBC Oil and Gas.
Në vitin 2017 Ministria e Energjitikës ndërpreu kontratën në mënyrë të parakohshme me këtë kompani për detyrime finaciare dhe mos përmbushje të kontratës.
Kompania GBC Oil paditi në shtetin shqiptar, duke kërkuar dëmshpërblim.