KED: Kandidatët për Gjykatë Kushtetuese të kalojnë vetingun me vendim të formës së prerë

Nga Exit News
KED: Kandidatët për Gjykatë Kushtetuese të kalojnë vetingun me vendim të formës së prerë

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) vendosi se kandidatët për në Gjykatën Kushtetuese duhet të kënë kaluar me vendim të formës së prerë procesin e vetingut.

Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, KED miratoi ndryshimet në rregulloren e saj për kushtet e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Ndryshimet në rregulloren përcaktojnë se Avokati i Popullit do të marë pjesë në gjatë diskutimeve për vlerësimin e kandidatëve për në Gjykatën Kushtetuese.

Rregullorja e mëparshme e KED, e miratuar gjatë kohës kur drejtohej nga Ardian Dvorani, përcaktonte se kandidatët për në GJK mund të zgjidheshin pa patur një vendim të formës së prerë.

Nga ana tjetër, rregullorja ndalonte pjesmarrjen e AP në mbledhjet e Dhomës së Këshillimit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>