Dy policë në Tiranë janë infektuar me Covid-19. Dyshohet se ata janë infektuar gjatë punës.
Shtatë kolegë të tyre janë vetëkarantinuar, në pritje të rezultateve të analizave.
Një prej policëve është shtruar në spitalin Infektiv, ndërsa tjetri është i vetëizoluar në shtëpi.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik për rastet dhe po teston familjarët dhe kolegët e tyre.