Presidenti Ilir Meta ka uruar partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut për rezultatet e mira në zgjedhjet e 15 korrikut.
Përmes një statusi në Facebook, Meta u shpreh:
“Shumë urime Maqedonisë së Veriut për zgjedhjet e lira, demokratike dhe konkurruese!
Shumë urime partive shqiptare për përfaqësimin e lartë në Parlamentin e ri.
Të bashkojmë përpjekjet për të ecur së bashku për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.”
Sipas rezultateve të deritanishme, partia shqiptare që ka fituar më shumë mandate është Bashkimi Demokratik për Integrim e Ali Ahmetit, me më shumë se 101 mijë vota dhe 15 deputetë.
Më pas është koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 12 mandate dhe në fund është Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit me 1 mandat deputeti.
Lëvizja Besa ka garuar në një koalicion me partinë e Zoran Zaevit, LSDM, e cila renditet në vend të parë deri tani.