Kryeministri Rama ka kundërshtuar propozimin e deputetes Rudina Hajdari për hapjen e plotë të listave.
Sipas Ramës, një gjë e tillë do të rrezikonte përfaqësimin e grave në lista dhe në parlament.
Duke folur gjatë seancës plenare, Rama theksoi se në Kushtetutë ‘do të sanksionohjet që askush nuk mund ti ketë listat e hapura më pak se dy të tretat’, ndërsa detajet e tjera të Kodit Zgjedhor do të sanksionohen në Kodin Zgjedhor.
Moshapjen e plotë të listave, Rama e justifikoi duke thënë:
“Duhet të garantohet përfaqësimi i grave. Në Shqipëri gjithmonë shpëtimi kanë qenë gratë. Nuk mund të rrezikojmë. Kjo është arsyeja pse nuk jam dakord me Rudinën kur thotë që gratë të garojnë njëlloj si burrat.”