Tre eurodeputetë përgjegjës për Shqipërinë: mos zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit vë në rrezik konferencën e parë ndërqeveritare

Nga Exit News
Tre eurodeputetë përgjegjës për Shqipërinë: mos zbatimi i marrëveshjes së 5 qershorit vë në rrezik konferencën e parë ndërqeveritare

Tre eurodeputetë i kanë kërkuara parlamentit shqiptarë:

Zbatimin e plotë të marrëveshjes së 5 qershorit mbi reformën zgjedhore  të nevojshme për nisjen e bisedimeve.

Qeveria dhe opozita duhet të mbajnë dakordësinë ndërpartiake.

Në një deklaratë të përbashkët, të publikuar në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, të enjten pasdite, Kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme David McAllister (EPP, DE), raportuesja në detyrë për Shqipërinë Isabel Santos (S&D, PT) dhe kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Shqipërinë Manolis Kefalogiannis (EPP, EL) i kërkoi parlamentit shqiptarë të miratojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore. Ata e paralajmëruan parlamentin se çdo ndryshim i marrëveshjes do të vendosë në rrezik konferencën e parë ndërqeveritare.

Më poshtë gjeni deklaratën e plotë:

“Ne presim që shumica parlamentare të miratojë ndryshimet e nevojshme pa minuar konsensusin e arritur ndërmjet qeverisë dhe opozitës më 5 qershor.

Çdo ndryshim i marrëveshjes pa arritur një konsensus me partitë politike mund të vërë në rrezik konferencën e parë të anëtarësisë për procesin e integrimit evropian.

Çdo vend është i lirë të vendosë dhe përmirësojë sistemin e vet elektoral sipas kontekstit të vendit dhe konsensusit. Sidoqoftë, praktikat e mira ndërkombëtare rekomandojnë që çdo ndryshim në sistemin elektoral duhet të bëhet në mënyrë kuptuese dhe transparente duke nisur të paktën një vit nga zgjedhjet e ardhshme. Ne besojmë se Shqipëria  do të respektojë këto rekomandime dhe do të punojë më tej drejt arritjes së rezultateve të qendrueshme në reformat kyçe.

Parlamenti evropian është i angazhuar të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe është gati të punojë me parlamentin shqiptarë për të lehtësuar dialogun dhe ndërtuar konsensus mbi reformat kyçe në fushën e demokracisë, shtetit të së drejtës dhe llogaridhënies që janë të nevojshme për të ardhmen europiane të vendit”.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>