Llogaritë zyrtare në rrjetin social Twitter të figurave publike në Amerikë si ish presidenti Barack Obama apo miliarderi Bill Gates, janë sulmuar nga hakera që i përdorën profilet për të reklamuar Bitcoin, një monedhë elektronike.
Joe Biden, Elon Musk dhe Kanye West janë ndër personat e hakuar, profilet e të cilëve kërkuan dhurime në kriptomonedha me premtimin se do i dyfishonin ato për dërguesin.
Twitter tha se sulmi synonte sistement dhe mjetet e brendshme të rrjetit, për të cilin kompania tha se janë marrë masa për të kufizuar aksesin e hakerave në sistem.
Hetimi vijon ndërsa shpërndarja e adresave të Bitcoin në Twitter për momentin është e ndaluar.