Presidenti Thaçi ka përfunduar intervistën me prokurorët e krimeve të luftës në Hagë pas këtër ditësh.
Ditën e fundit ai u intervistua për rreth tetë orë sot.
“Unë sapo përfundova dëshminë time . Më vjen shumë mirë që për 4 ditë kisha mundësinë të jap shpjegime që lidhen me aktivitetin tim gjatë periudhës së luftës dhe përpjekjet e mia për paqe, stabilitet e progres. Gjatë këtyre katër ditëve jam munduar të sqaroj për rolin dhe përgjegjësitë e mia në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ” u tha Thaçi gazetarëve jashtë dhomave të specializuara të Kosovës dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai tha se avokati i tij ishte me të gjatë intervistës.
“Dëshmia ime zgjati shumë, por patëm seanca produktive,” tha Thaçi.
Presidenti tha se ai nuk mund të jepte asnjë informacion mbi përmbajtjen e intervistës. Ai u përgjigj negativisht kur një gazetar e pyeti nëse ai ishte pyetur në lidhje me pretendimet për me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” ose krimet e kryera në Kosovë pas luftës.
Thaçi shprehu besimin e tij se prokurori i çështjes dhe gjykatësi do të konkludojnë se ai nuk ka kryer asnjë lloj krimi të llojeve, nëse bëjnë punë profesionale, të ndershme dhe të paanshme.
“Askush nuk mund ta ndryshojë historinë tonë,” përfundoi ai.