Nga 15 korriku, në Shqipëri është bërë e detyrueshme mbajtja e maskave në të gjitha ambientet e mbyllura, veçanërisht në ato ku ka shumë persona.
Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu, gjatë njoftimit të vendimit për qytetarët, theksoi se maska është e detyrueshme për administratën publike dhe jo publike, në zyra, etj.
Por deputetët e kuvendt, në seancën e 16 korrikut, nuk e respektuan vendimin duke u paraqitur në seancë pa maska, siç tregojnë fotot e mëposhtme kapur nga ABC News.
Disa epidemiologë kanë reagur ashpër ndaj sjelljes së deputetëve. Një prej tyre, Ilir Alimehmeti u shpreh se kjo sjellje minon punën e mjekëve dhe eskpertëve:
“Çdo gjë që dalin e thonë publikime, specialistë, mjekë, Komitet Ekspertësh e me radhë shkon në vesh të shurdhër nga shembulli i tmerrshëm parlamentar.”
Nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi paralajmëroi deputetët se kuvendi rrezikon të marrë gjobë prej 7 milionë lekësh:
“Ju lutem vendosni maskën, është detyrim ligjor me vendim qeverie. Në këtë rast dënoheni ju si deputetë por dënohet edhe institucioni dhe institucioni nuk do paguajë 7 milion lekë të reja për kapriçot e njërit ose tjetrit prej nesh apo për neglizhencë.”