Gjykata e Korçës ka nisur të premten në orën 10:00 seancën për kërkesën e lirimit me kusht të Myrteza Caushit, ose siç njihet ndryshe Zani Caushi.
Zani Caushi i kërkon gjykatës që ta lirojë me kusht për shkak se ka kryer tre të katërtat e dënimit, ka fëmijë të mitur dhe ka gjetur një vend pune për tu rikthyer në shoqëri pas burgut.
Zani Caushi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe drejtim të grupit kriminal gjatë trazirave të vitit 1997. Ai po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.