Në korrik të 2013, qeveria Berisha i dha me koncension për 35 vjet rafinerinë e naftës në Cërrik, kompanisë turke Kurum Intenational.
Sipas kontratës, Kurum duhet të investonte rreth 48 milionë euro për rehabilitimin e rafinerisë dhe duhet të fillonte përpunimin e naftës pas një viti e gjysëm.
Mbas fillimit të aktivitetit të përpunimit, Kurum duhet t’i paguante qeverisë një taksë vjetore prej 4 përqind të vlerës së naftës së përpunuar.
Pak ditë pas marrjes së koncensionit, Kurum krijoi një kompani të re në pronësi totale të vetën, Albanian Oil Rafinery, të cilës i kaloi pronësinë e rafinerisë.
Menjëherë pas kësaj shitje, AOR ja rishiti rafinerinë si material skrap kompanisë mëmë Kurum, e cila e çmontoi rafinerinë dhe e shkriu materialin në furrat e saj.
Rafineria nga AOT tek Kurum është shitur për rreth 7 milionë lekë (rreth 49 mijë euro).
Tjetërsimi i pronësisë dhe rishitja e rafinerisë janë shkelje të kontratës konçensionare dhe janë bërë pa leje të qeverisë.
Qeveria nuk ka ngritur asnjëherë ndonjë shqetësim në lidhje me ecurinë e konçensiot edhe pse, sipas kushteve të kontratës, tashmë duhet të kishte verifikuar kryerjen e investimit dhe duhet të kishte filluar vjeljen e taksës së konçensionit.
Qeveria ende nuk ka marrë asnjë masë ligjore ndaj kompanisë Kurum .
Kurum pretendon se rafineria është prishur për t’i hapur hapësirë ndërtimit të një rafinerie të re edhe pse ky investim i pretenduar nuk është pjesë e konçensionit.