Zani Caushi është tërhequr nga kërkesa për lirim me kusht gjatë seancës gjyqësore.
Dyshohet se shkak për këtë tërheqje është bërë qëndrimi kundër lirimit me kusht të Drejtorisë së Burgjeve, siç ka deklaruar në 15 korrik kreu i Burgjeve Agim Ismaili.
Gjatë seancës, prokuroria nuk pati mundësinë të shprehej pasi Caushaj, i cili foli i pari u tërhoq nga kërkesa, duke bërë që seanca të mbyllej shpejt.
Gjyqtari Selaudin Pysqyli vendosi pushimin e çështjes për Caushin.
Pak ditë më parë, Zani Caushi i kërkoi gjykatës që ta lirojë me kusht për shkak se ka kryer tre të katërtat e dënimit, ka fëmijë të mitur dhe ka gjetur një vend pune për tu riintegruar në shoqëri pas burgut.
Zani Caushi është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe drejtim të grupit kriminal gjatë trazirave të vitit 1997. Ai po e vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës.