Përditësimi i të dhënave të të infektuarve me koronavirus në vend duke nisur nga data 18 korrik do të bëhet pasdite në orën 16:00.
Ndryshimi i orës së njoftimi u shty për shkak të ngarkesës së punës dhe rritjes së numrit të testimeve, lajmëron Ministria e Shëndetësisë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani përditësimi bëhej çdo ditë në orën 11:00 të paradites.
Përditësimi do të jepet drejtpërdrejt si gjithmonë nga faqja në Facebook e Kryeministrit Rama dhe nga faqja e Ministres së Shëndetësisë.