Ministrat në qeverinë angleze po mundohen të përçojnë mesazhin e vetëbesimit dhe qetësisë tek qytetarët, që të mos kenë frikë të dalin.
BBC raporton se kryeministri Boris Johnson ka diskutuar nevojën për krijimin e besimit tek publiku.
Thirrja për të qëndruar në shtëpi ka qenë efikase në Angli, edhe sepse është një mesazh i thjeshtë dhe i qartë për t’u përçuar.
Tanimë situata është ndryshe dhe thirrja për të krijuar besim tek qytetarët, që ndihen të frikësuar kur dalin, është më e komplikuar për t’u artikuluar, raporton BBC.