
Katër pacientë të rinj me Covid-19 janë zbuluar 24 orët e fundit në Pogradec.
Dy prej tyre janë punonjës në një bankë, ndërsa një tjetër është punonjës në spitalin e qytetit.
Dyshohet se ata janë infektuar nga kontakti me pacientë të mëparshëm me Covid-19.
Ndërsa pacienti i katërt nuk ka lidhje me asnjë të infektuarve të mëparshëm.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik të rasteve.