4 viktima në 24 orë, mes tyre një 43-vjeçar pa sëmundje të tjera

Nga Exit News
4 viktima në 24 orë, mes tyre një 43-vjeçar pa sëmundje të tjera

Katër pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të viktimave në 111.

Mes viktimave, është një 43-vjeçar nga Kamza pa sëmundje të tjera shoqëruese. Ai qëndroi i intubuar, në gjendje të rëndë për disa ditë.

Ndërsa viktimat e tjera, një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61-vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, vuanin edhe nga sëmundje të tjera.

Situata është e rënduar dhe në spitalet Covid, ku është rritur në 110 numri i pacientëve që po trajtohen. 14 prej tyre janë në terapi intensive, ku një është i intubuar.

Ministria e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve të respektojnë masat kundër përhapjes së Covid-19 pasi situata epidemiologjike në vend është përkeqësuar në javët e fundit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>