Nga e hëna, 20 korrik, në Francë do të bëhet e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, përfshi bankat, dyqanet dhe tregjet e brendshme.
Njoftimi u bë nga ministri francez i Shëndetësisë Olivier Veran.
Vendimi u nxit dhe nga nisja e sezonit turistik dhe shtimi i pushuesve veçanërisht në jug të Francës.
Franca është një prej shteteve europiane më të goditura nga virusi me mbi 210 mijë të infektuar dhe mbi 30 mijë viktima.