Policia ka gjobitur 17 qytetarë, të cilët nuk kanë pasur maskë mbrojtëse në ambiente të mbyllura.
Gjobat prej 2 mijë lekësh janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë.
Përveç qytetarëve, policia ka gjobitur dhe dy biznese, piceri dhe dyqan me ushqime të shpejta, ku nuk zbatoheshin rregullat anti-Covid.
Që prej 15 korrikut, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura, në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.