Policia rrugore ka pezulluar 9 leje drejtimi dhe ka vendosur 12 gjoba rreth 9 orëve të fundit. Lajmin e bëri te ditur, Policia Rrugore.
Në një postim në Facebook, Policia njofton se arsyet e pezullimit dhe gjobave kanë të bëjnë me shpejtësinë e lartë.
“Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë, në 4 orë, janë konstatuar dhe pezulluar 9 patenta për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe janë marrë 12 masa administrative për shpejtësi por pa masë plotësuese atë të tërheqjes së patentës.”
Policia i bëri thirrje qytetarëve të ecin me kujdes duke ruajtur veten dhe të tjerët.