Një studim në Korenë e Jugut ka gjetur se fëmijët e përhapin koronavirusin njësoj sit ë rriturit, raporton Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA.
Studimi gjeti se fëmijët e moshës nga 10 deri në 19 vjeç mund ta përhapin virusin njësoj sit ë rriturit, duke sugjeruar se shkollat e 9 vjeçare dhe të mesme mund të kthehen në vatra infeksioni.
Fëmijët më të vegjël se 10 vjeç e transmetojnë më pak virusin, edhe pse rreziku nuk është tërësisht zero. Ky studim ëshët në të njëjtën linjë me studimet e tjera për përhapjen e virusit nga fëmijët.
Ekspertët thanë se studimi u krye me kujdes dhe rezultattet tregojnë se shkollat duhet të kenë një plan të qartë për të menaxhuar shpërthimin e virusit përpara se të happen.
Studiuesit kanë gjurmuar vetëm kontaktet e fëmijëve të sëmurë me koronavirus, ndaj është ende e paqartë se sa ëshët përhapje me fëmijët asimptomatik.
Megjithatë studimi nuk jep përgjigje përfundimtrae mbi përhapjen nga fëmijët, por kërkon me domosdoshmëri pasjen e një plani paraprak nga shkollat.