Koronavirusi që vijon të kërcënojë botën sot, nuk është i njëjtë me atë që doli në fillim në Kinë.
Virusi ndryshon në vazhdimësi.
Shkencëtarët kanë vënë re mijëra mutacione të koronavirusit, por vetëm një prej tyre ka sjellë ndryshim në mënyrën se si virusi reagon në trupin e njeriut.
Ky version i ri i Covid-19 është vërtetuar se transmetohet më thjesht nga njeriu tek njeriu.
Ky ishte përfundimi i testimeve laboratorike në New York.