Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë i ka dhuruar ministrisë së Shëndetësisë mjete dhe aparatura për luftën kundër koronavirusit.
Në një ceremoni në spitalin Covid 4, Ambasadori Soreca i dhuroi të hënën ministres Manastirliu pajisjet, pjesë e paketës së ndihmës që BE i ka akorduar Shqipërisë.
Soreca tha se vlera e pajisjeve shkon në 650 mijë euro dhe se në të ardhmen BE do të ndihmojë sërish Shqipërinë:
“Vlera e gjithë këtyre pajisjeve, që janë fjalë e fundit e teknologjisë, është 650 mijë euro. Kjo është ndihmesa e katërt për Shqipërinë, që ka mundur të bëhet realitet në mënyrë shumë të shpejtë falë BE-së. Donacionet nuk përfandojnë këtu, seose do të kemi edhe dy të tjera, pasi lufta me koronavirusin nuk ka marrë fund.”