Qeveria ka ndaluar “hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge bareve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve”.
“Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare”, njoftoi Ministrja e Shëndetësisë Manastiliu, në një dalje për median, në faqen e saj në Facebook.
Qeveria ka vendosur edhe ndalimin e muzikës pas orën 20:00, në të gjitha subjektet e shërbimit
“Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore”, njoftoi Manastirliu.
Ky vendim u morr pas rritjes së numrave të të infektuarve me koronavirus në moshë të re në vend.