Një person 39 vjeç u vra me armë zjarri brenda makinës së tij, nga një mjet tjetër në lëvizje në nja nga zonat më të populluara të Elbasanit, të hënën pasdite, raporton Policia e Shtetit. Viktima ishte arrestuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.
Automjeti i autorëve të krimit u gjend i djegur nga Policia në dalje të Elbasanit. Ai ishte raportuar i vjedhur 1o ditë më parë, në Tiranë.
Policia po heton për një konflikt të viktimës dhe për prishje të pazareve të trafikut të lëndëve narkotike.