Makina luksoze e një turisti nga Kërçova e Maqedonisë është djegur mëngjesin e 21 korrikut, në Vlorë.
Sipas policisë, makina është djegur qëllimisht duke i hedhur lëndë djegëse.
Pronari i makinës, B.Z. tha se ka ardhur në Vlorë për pushime nga Gjermania. Sipas tij, ai dhe familja nuk kanë asnjë konflikt.
Policia po vazhdon hetimet dhe ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë ngjarjes për të zbuluar autorët.