Aktori i njohur fierak Fuat Boçi është ndarë nga jeta në moshën 89 vjeçare.
Ai njihet si një prej aktorëve themelues të Estradës së Fierit, në vitin 1957.
Fuat Boçi njihet për mbi 600 role në filmat dhe estradën shqiptare, mes të cilëve më të njohurit janë “Zeneli” te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, dajo tek komendia “Shi në plazh”, Sotiri tek komedia “Një budalla e gjysmë” etj.
Fuat Boçi është nderuar me titujt “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.