Policia ka nisur hetimet për një 28-vjeçar, të cilit iu gjetën në makinë rreth 55 mijë euro.
Të martën, gjatë një kontrolli rutinë, policia e Lushnjes ka ndaluar Z.Gj., banues në Laç dhe i ka gjetur shumën e parave në makinë.
Paratë si dhe makina janë sekuestruar.
Dyshohet se të ardhurat janë përfituar nga aktivitete kriminale, ndaj po vijojnë hetimet për verifikimin e burimit të të ardhurave.
Hetimet po bëhen nga prokuroria e Lushnjes.