Pagimi i taksës së infrastrukturës nuk do jetë më kusht për legalizimin e banesave

Nga Exit News
Pagimi i taksës së infrastrukturës nuk do jetë më kusht për legalizimin e banesave

Pagimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë nuk do të jetë më kusht që qytetarët të marrin dokumentet e legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar një ditë më parë propozimin e tre deputetëve socialistë për të hequr këtë kusht, me argumentin se po vonon procesin e legalizimit për shumë qytetarë.

Ndryshimi i kushteve të marrjes së dokumenteve të legalizimit nuk do të thotë që kjo taksë nuk do të paguhet, por vetëm që pagesa e saj nuk është kusht për legalizimin.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë është sa 0.5 për qind e vlerës së investimit. Për një shtëpi me vlerë 10 milionë lekë, qytetari duhet të paguajë 50 mijë lekë taksë.

Vendimi i komisionit pritet të votohet në parlament në seancën e radhës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>