121 të rinj shqiptarë kanë aplikuar për të qënë pjesë e programit e Ambasadorëve të rinj Europian. Lajmin e bëri të ditur ambasadori i BE-së, Luigi Soreca në një postim në Tëitter.
Ai shkruan:
“121 të rinj shqiptarë kanë aplikuar të jenë ndër 60 Ambasadorët e Rinj të Evropës për 3 vitet e ardhshme! Të gjithë ata dëshirojnë të mësojnë më shumë rreth vlerave të Bashkimit Evropian dhe t’i ndajnë pasi të kthehen në Shqipëri. Tani ata kanë nevojë për mbështetjen tuaj! Voto për ta!”
Më herët, delegacioni i BE-së në Tiranë prezantoi sot nismën e re të Bashkimit Europian “Ambasadorët e rinj Europian”.
Për të votuar për kandidatët klikoni këtu.