Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti është thërritur si dëshmitar në çështjen Thaçi, Veseli dhe të tjerë, nga Prokuroria Speciale e Kosovës, me seli në Hagë.
“Ju njoftoj se Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën, si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë”, lajmëroi në Facebook Ali Ahmeti.
Prokurorët në Hagë javën e kaluar morrën në pyetje për 4 ditë rresht edhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi.