Presidenti turk Erdogan ka ftuar dhjetra liderë të huaj të marrin pjesë në Lutjet e së Premtes në Hagia Sofia, muzeun që Erdogan vendosi ta kthejë në xhami.
Këto do të jenë Lutjet e para muslimane në Hagia Sofia, duke treguar qartë se Erdogan nuk është tërhequr nga vendimi i tij pavarësisht kritikave. Mozaikët dhe afresket e muzeut Hagia Sophia do të mbulohen nga perde gjatë lutjeve.
Rreth 1.000 deri në 1.500 njerëz pritet të marrin pjesë në Lutjet e së Premtes, të cilat do t’i recitojë Ali Erbaş, kreu i Drejtorisë së Çështjeve Fetare të Turqisë.
Mes pjesëmarrësve do të jenë dhe vetë presidenti Erdogan, udhëheqësi i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) Devlet Bahçeli, deputetë dhe anëtarë të partisë në pushtet AKP dhe ministrat turq. Ndërsa mes të ftuarve janë dhe presidentët e Azerbajxhanit dhe Katarit.
Lutjet do të zhvillohen në përputhje me masat kundër përhapjes së koronavirusit. Të ftuarve do t’i jepen maska për fytyrën, dezinfektues për duart dhe qilima personal për lutjen.
Vetëm 10 ditë më parë, presidenti Erdogan ka firmosur dekretin për kthimin e muzeut Hagia Sophia në një xhami.
Hagia Sophia u ndërtua 1,500 vite më parë si një katedrale. Më pas otomanët e kthyen atë në një xhami, por në vitin 1934 u shndërrua në muze.
Ajo është një vend i Trashëgimisë Kulturore Botërore që mbrohet nga UNESCO.
Propozimi ka shkaktuar kritika të forta nga drejtues fetarë apo politik në të gjithë botën.
350 kisha, anëtare të Këshillit Botëror të Kishave, i kanë bërë thirrje Ergodanit të tërheqë vendimin pasi kjo lëvizje do të sjellë përçarje mes komuniteteve fetare.Vendimi u kundërshtua dhe nga Bashkimi Europian.