Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i PS-së në Këshillin Politik, i ka kërkuar PD-së dhe LSI-së që të gjithë propozimet konkrete që ato kanë për ndryshimet kushtetuese t’i dërgojnë paraprakisht tek anëtarët e tjerë të Këshillit.
Këshilli politik do të mblidhet të premten në orën 17:30 për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.
Takimi vjen një ditë pasi kuvendi miratoi ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas marrëveshjes së 5 qershorit mes PS-PD-LSI dhe Rudina Hajdarit në Këshillin Politik.