Presidenti Meta do të dekretojë menjëherë ndryshimet e Kodit Zgjedhor, miratuar në 23 korrik, sipas marrëveshjes së 5 qershorit.
Por ‘çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës, për presidentin, konsiderohet si akt i papranueshëm që synon të asgjesojë shtetin e së drejtës, demokracinë’ duke lënë të kuptohet se nuk do të dekretojë ndryshimet kushtetuese që shumica socialiste kërkon të miratojë në 30 korrik në kuvend.
Njoftimin e dha vetë presidenti, përmes postimeve në Facebook pas dy takimeve, me ambasadorët e vendeve të BE-së dhe me kreun e PD-së Basha.
Qëndrimin e tij Meta i ka bërë të ditur ambasadorëve të Gjermanisë, Francës, Spanjës dhe Italisë.
Ndërsa Bashën, presidenti e ka nxitur të vazhdojë bisedimet në Këshillin Politik ‘në frymën e konsensusit duke mos rënë pre e asnjë provokimi.’