Hollanda do të testojë personat asimptomatik me koronavirus, të cilët hyjën në vend.
Ky është propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë hollandeze, pasi vendi po pëson një rritje të numrit të të infektuarve.
Ministri hollandez Hugo De Jonge kërkoi që posaçërisht të testohen udhëtarët asimptomatikë, përfshirë qytetarët hollandezë, nëse vijnë nga zonat me rrezik më të lartë.
Këtë javë, të dhënat paraprake nga Agjensia e Shëndetit Publik (RIVM) treguan se Hollanda ka një rritje prej 23 përqind të numrit të personave pozitiv me Covid-19. Rreth 6.500 njerëz janë të infektuar aktivë, rreth 2.5 herë më shumë se në fillim të korrikut.
Në Hollandë raportohen gjithsej 52,595 të infektuar dhe 6,139 viktima.