67 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 4637.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë kanë humbur jetën: një 43 vjeçare dhe një 79 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese; si dhe një 62 vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56 vjeçar nga Kukës, dhe një 69 vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera.
Të infektuarit e rinj janë 56 raste në Tiranë, 8 raste në Durrës, 2 në Elbasan dhe një në Sarandë.
Në spital janë të shtruar 115 pacientë, mes tyre edhe mosha të reja. 21 pacientë janë në terapi intensive në gjendje serioze dhe 9 prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 29 pacientë, duke e çuar numrin në total të të shëruarve në 2637.
Që prej fillimit të marsit janë testuar rreth 38 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 4637 të infektuar,
– 134 viktima;
– 2637 të shëruar,
– 1866 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 25 korrik sipas qarqeve është:
- Tiranë, 992 pacientë aktivë,
- Durrës, 213 pacientë aktiv,
- Shkodër, 195 pacientë aktivë,
- Vlorë, 97 pacientë aktivë,
- Fier, 58 pacientë aktivë,
- Lezhë, 83 pacientë aktivë,
- Korçë, 65 pacientë aktivë,
- Kukës, 42 pacientë aktivë,
- Elbasan, 51 pacientë aktivë,
- Berat, 31 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 19 pacientë aktivë,
- Dibër, 20 pacientë aktiv.