Rama i vendosur për ndryshimet kushtetuese: Miratohen në 30 korrik, as Meta nuk ka si t’i ndalojë

Nga Exit News
Rama i vendosur për ndryshimet kushtetuese: Miratohen në 30 korrik, as Meta nuk ka si t’i ndalojë

Kryeministri Rama u shpreh i vendosur se në 30 korrik do të miratohen ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Duke folur në kuvend, Rama deklaroi se as presidenti Meta nuk ka si ta ndalë miratimin e tyre:

“Në 30 korrik, duan apo nuk duan ata jashtë parlamentit ne do të votojmë ndryshimet.

Për 30 korrikun, Presidenti nuk ka asnjë të drejtë për ndryshimet kushtetuese, as nuk i kërkohet që të ketë një opinion, thjeshtë duhet ta pranojë, sikur do ta pranojnë të gjithë.

Do ta njohin dhe do i nënshtrohen ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut të gjithë. 30 korriku nuk lëviz.”

Lidhur me propozimin e PD-së për hapjen e plotë të listave dhe jo pjesërisht siç ka propozur Rama, ai tha se ‘patjetër mund të jetë edhe 100 për qind, por kjo bëhet me diskutim, jo ultimatume dhe statuse apo çfarë vendosi opozita e bashkuar.’

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>