Policia e Lushnjes ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një 33-vjeçare me probleme mendore.
Ai akuzohet për marrëdhënie seksuale me persona të pa zotë për t’u mbrojtur.
Sipas njoftimit të policisë, gruaja është 8-muajshe shtatzënë.
Prokuroria e Lushnjes ka nisur hetimet për rastin.